Gjykata e Apelit pushon çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Kjo çështje shihet tashmë e mbyllur dhe ndaj kryedemokratit bien akuzat për falsifikim formularësh.
Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re ndërkohë që Basha nga Prokuroria e Shkallës së Parë akuzohej për falsifikim dokumentesh bashkë me Arben Ristanin dhe Dervishin.
Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi këtë akuzë duke shpallur të pafajshëm liderin e PD, të njëjtën gjë bën dhe Apeli me treshen gjykuese të drejtuar nga Shpresa Beçaj.
Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, por gjykata e Apelit vendosi përfundimisht mbylljen e kësaj dosje.
Më herët avokati Bashës, ish-deputeti Eduard Halimi u shpreh se palët nuk paraqitën asnjë provë, referuar prokurorisë, që apeloi vendimin për pushimin e akuzave. Hetimi u nis për lobimet në SHBA, të cilat nuk ishin deklaruar nga PD, e ku më pas një hetimi doli që ekzistonte një kompani off shore e lidhur me firmat ruse.