Gjatë konferencës për mediat, ku njoftoi padinë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar , Presidentit Ilir Meta i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj.
Më herët ky i fundit, duke mos përmendur kreun e shtetit, tha se qeveria dhe bashkia nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me teatrin, ndërsa publikoi një shprehje “tironse” në rrjetet sociale.
“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkroi Veliaj.
Ndërkohë, Meta iu përgjigj sot interesit të gazetarëve, të cilët e pyetën për këtë shprehje.
“Unë ju uroj të kaloni sa më mirë sot, ishte kënaqësi që patëm këtë komunikim dhe dua ta theksoj se për cilindo që nuk e ka kuptuar dhe nuk do e kuptojë asnjëherë, që Europa nuk është thjesht euro, është kulturë, vizion por edhe identitet”- tha Meta.
