Presidenti Ilir Meta ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe kalimit të tij në pronësi të Bashkisë.
Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se kemi të bëjmë me një pasuri kombëtare dhe nuk mund të bëhet pasuri lokale. Presidenti u shpreh se qeveria dhe bashkia janë në unitet dhe synojnë shembjen e godinës
“Kam depozituar në Kushtetuese ankesën për kalimin në pronësi të Teatrit Kombëtar tek Bashkia e Tiranës. Përmes këtij akti shqiptarët rrezikojnë të humbasin një pasuri publike dhe do humbase memorja jonë e përbashkët kokektive. Kjo pronë publikë është e lidhur ngushtësisht me trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit. Këto vlera mbrohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Këto akte duhen shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Teatri është pasuri kombëtare dhe nuk mund të kalojë në pronësi të bashkisë Tiranë. Sovraniteti për çështje të tilla u takon të gjithë qytetarëve”, tha Meta.
Meta tha se Veliaj i kaloi kufijtë.
“Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore”
