Skip to content

Studimi: Dezinfektuesit e gojës mund të ofrojnë mbrojtje nga koronavirusi

 

Produktet e dezinfektimit të gojës mund të mbrojnë, në një farë mënyre, nga infektimi me koronavirus. Kjo pasi disa shkencëtarë sugjerojnë se këto produkte mund ta vrasin virusin korona përpara se të arrijë tek qelizat njerëzore.

Viruset korona i përkasin klasës së viruseve që janë “të mbështjellë”, që do të thotë se ata janë të mbështjellë me një shtresë yndyrore që është e cënueshme nga disa lloj kimikatesh.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se larja e gojës mund të shkatërrojë shtresën më të jashtme ose “mbështjelljen” e virusit, duke parandaluar shumimin e tij në gojë dhe në fyt.

Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e larjes së gojës në teste klinike, gjithsesi, deri më tani nuk ka asnjë provë klinike që mund të vërtetojë efiçencën e larësve të gojës.

Sa i përket Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “nuk ka prova që të vërtetojnë se përdorimi i dezinfektuesve të gojës mund t’ju mbrojë nga koronavirusi i ri.

Autorët e studimit nuk thonë se dezinfektuasit që ndodhen aktualisht në treg mund të parandalojnë sëmurjen me Covid-19, por ata theksojnë se kërkime të mëtejshme lidhur me përbërësit e larësve të  gojës mund të jenë të dobishme. /