Skip to content

Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në Itali

1440x810 cmsv2 c9e53fd4 137d 55e5 8f71 d50705f12b70 4611684

Në 24 orët e fundit në Itali është rritur numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Itali.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, të enjten janë regjistruar 67 viktima më shumë, krahasuar me një ditë më parë. Brenda 24 orëve, në shtetin fqinj humbën jetën 262 persona, ndërsa bilanci total i viktimave rritet në 31,368.

Po ashtu, është rritur edhe numri i të infektuarve me koronavirus, pasi vendi ka regjistruar edhe 992 raste të reja me Covid-19. Pra, të enjten u regjistruan 104 të prekur më shumë, krahasuar me një ditë më parë. Në total, numri i të infektuarve rritet në 223,096.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani, janë shëruar nga koronavirusi 115, 288 persona. /