Mbrëmjen e së enjtes në të gjithë territorin e vendit ka pasur një erë të fuqishme ndërkohë që temperaturat ishin të larta, por intesiteti i saj do të bjerë në të gjithë territorin. Ditën e djeshme dhe sot temperaturat kanë kaluar 30 gradë celcius.

Meteorologia Adiola Bami tha se temperaturat do të vijojnë të rriten.  Ndërsa gjatë muajit maj Bami tha se nuk të ketë reshje shiu, por do të  jenë prezentë në qershor.

“Kemi pasur jo vetëm temperatura të larta por edhe erë të fortë në territor. Intensiteti i saj do fillojë duke rënë sot gjatë pasdites jo vetëm në territor por dhe në det të hapur.

Era nga drejtimi jugor paraqitet problematike. Temperaturat janë 10 gradë më të larta se normalja për muajin maj. Stinën e verës po e përjetojmë dhe në pranverë. Parashikohet që vera të jetë e nxehtë pasi parashikohen disa valë të të nxehtit afrikan. Muaji maj nëse e krahasojmë me majin e 2019 kemi prezencë të pakët të reshjeve. Majin e vitit të kaluar ka pasur 2-fishin e reshjeve. Në qershor do të ketë reshje më të dukshme. Ndërsa korriku dhe gushti parashikohet të kenë shumë pak reshje”- tha Bami.

Meteorologia Adiola Bami ka thënë se vendi ynë është përfshirë nga një valë të nxehti me origjinë nga Afrika e Veriut. Kështu temperatura ka shkuar deri në 34 gradë celcius. Kjo është tipike e verës, por tani po ndodh që në pranverë.

“Ultësira perëndimore parashikohet të jetë deri në 36 gradë celcius. Ditën e martë do të ketë rënie dhe të mërkurën do të zbresin sërish temperaturat në 25 gradë celcius. Maji parashikohet të mbyllet i nxehtë. Aktualisht temperaturat e këtij muaji në krahasim me vitin e kaluar janë rreth 10 gradë celcius më shumë” tha meteorologia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re