Aktori Artan Imami mendon se dialogu për teatrin që kërkon komisionerja e BE-së për Kulturën apo ambasada britanike nuk mund të vijojë pafundësisht. Ai mendon se vendimi duhet që të merret tani e shpreson që të bëhet një teatër i ri.

Imami duke parë historikun e Teatrit Kombëtar e quajti në News 24 godinën të çuditshme dhe thotë se ajo është vetëm llaç e tulla, por sipas tij ato që mbetet në memorie janë veprat artistike që do të ruhen.

”Godina e Teatrit për mua personalisht, e kam filluar jetën artistike aty, ëndrra mu bë realitet prej 1986, dhe prej asaj kohe për një periudhë kur u largova për një periudhë të vogël, ka qenë shtëpia ime, dhe nuk e kam turpëruar besoj.

Sigurisht më vjen keq, ky është një debat që ka filluar nga njerëz që ishin seriozë, që radhitën në mënyrë racionale apo dhe emocionale se pse nuk duhej shembur një godinë që tashmë i ka ardhur fundi, dhe ndërtimi mbi të i një Teatri të Ri.

U arrit një konkluzion pas argumenteve mes palëve. Një grup i madh njerëzish mitomanë, anonimë, që kanë pasoja dhe duan trajtim psiqik, çfarë nuk gjen në atë grumbull, tjetra kthehet në qesharake.

Më pas kur shkon në gojën e politikës pastaj është të vësh duart në kokë. Ky problem është i dhimbshëm. Unë e stërthem që ka qenë shtëpia ime. Nuk do më bënin sytë kur të shembej.”, tha Imami duke shtuar “Për turpin tonë do kemi një Teatër tamam në shekullin e XXl. Zogu i bleu familjes Libohova atë, dhe bëri një Teatër që do ishte për 25 vite. Unë e vlerësoj atë godinë si emocionalisht. Dhe sa më shumë e përdor aq më shumë e dashur bëhet.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për Artan Imamin, por për të gjithë ata që kanë hedhur themele artistike. Të gjithë njerëz po të ishin mbledhur në një agora, dhe këta të tjerëve që ju i quani artistë nuk do u vinte radha të flisnin. Kur flet Ismail Kadareja p.sh, njerëzit duhet të mendohen. Argumentet pro janë të pafundme.

Ajo godinë edhe po të rindërtohen duhet të shembet sepse s’mund të rindërtohet, ka standarte. Nuk mund të quhet rikonstruksion, pasi s’mund të gjendet ajo metodologji.

Ajo godinë nuk ka qenë ndërtuar për Teatër. Por pastaj pati fat të çuditshëm. Aty kanë pasur zanafillën disa prej institucioneve të artit shqiptar. Ka ardhur momenti që në vend të atij trualli që nuk do cënohet.”

Sipas tij, kjo zhurmë po bëhet sepe e ka marrë në dorë politika.

“Ata flasin sepse këtë punë e ka marrë politika. Europa Nostra është OJF, dhe veprimtaria e saj është fisnike që e ka shumë të thjeshtë të thotë mbajeni Teatrin dhe rikonstruktojeni, por puna këtu është të ndërtojmë një Teatër të Ri.

Tani ky thotë që Teatrin do e bëjmë, kam marrë arkitektin më të mirë që ekziston. Por tani ta bëjmë që mbajmë Teatrin dhe ta bëjmë të riun tek lumi, mua si burrë i vjetër kur i thoja që e kam shtëpinë tek lumi atëhere do të çuditeshin.

Kam frikë se po vajti kështu do ngelemi prap pa Teatër. Nuk mund të vijojmë një dialog të pafundëm. Kundërshtarët më seriozë nuk kanë më argumenta. Tani nëse vijojnë të mbrojnë atje disa pensionistë, disa që nuk kanë lidhje me atë Teatër. Por shihni njerëzit që u gdhendet me të arta emri. Ata qëndrestarë janë por për çfarë. Del ndonjë histerik me pizhame dreqi e mori.”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re