Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbërritur në sheshin e Teatrit Kombëtar, për të zhvilluar turnin e saj të dezhurnit deri në orën 9 të mëngjesit.

Në një lidhje direkte për emisionin “Kapital”, Kryemadhi është shprehur se ka shkuar në protestë si qytetare.

E pyetur nga moderatori Aleksandër Furxhi se cili ishte roli i saj pranë godinës, Kryemadhi e tregoi me detaje.

“Jam unë ajo që kam detyrë që kur të vijnë fadromat të lajmërojë Bashën dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ekziston lista e numrave të telefonit që për çdo emergjencë a provokim unë do t’i njoftoj, të gjithë flenë me telefonin te koka. Sonte jam dezhurn,”-tha kryetarja e LSI-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re