Skip to content

Shembja e Teatrit Kombëtar, Albana Vokshi shpërthen në lot: Kam shumë kujtime, ndjej dhimbje. Ky ishte fundi i Ramës!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një komunikim me Euronews Albania, Vokshi e përlotur është shprehur se ka shumë kujtime në godinën e rrënuar.

“Ndaj shumë kujtime, unë jam lindur dhe rritur në Tiranë. Kam vajtur shpesh në Teatër. Kam vajtur dhe më fëmijët e mi. Kemi shumë kujtime. Eshtë një vepër e çmuar shqiptare. Ndjej dhimbje, por unë jam e sigurt se ky është fundi i Edi Ramës”, theksoi Vokshi.