Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se do të qëndrojë në shesh dhe do ta gdhijë sot aty. Ky ishte një qëndrim personal, duke nënkuptuar dhe faktin se po mban një qëndrim ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Për Neës 24, Kryemadhi tha se do të qëndronte aty për t’i kërkuar falje artistëve që s’mundi dot t’ua shpëtonte teatrin. Ajo bëri një “mea culpa” dhe tha se për hir të stabilitetit të vendit ka bërë kompromise.
“Është Qëndrim personal. Unë do qëndroj vetëm si qytetare, pa mbështetësit e mi, kush të dojë tjetër le të qëndrojë. Qëndrimi im sot është për t’i thënë më fal Kadri Rroshit, Naim Frashërit, Neritan Liçajt, Edmond e Robert Budinës, atyre që na dhanë dinjitet në atë teatër, na kanë dhënë krenari, atë për të cilën e qajmë shumë në rrjetet sociale, për të folur për shqiptarizmin por kur një antishqiptar na shemb historinë, e vetmja që na ka ngelur… nuk e di çdo bëjmë ne kur të shembë Muzeun. Unë kam faj se jam bërë politikane, kam bërë kompromise, i kam bërë për hir të stabiliteti. Për hir të një shteti që e ka përdorur Shqipërinë kam bërë kompromise”, tha Kryemadhi.
Por kryetarja e LSI-sëi fshehu edhe pakënaqësitë për ambasadorët për qëndrimet që kanë mbajtur në lidhje me këtë situatë.
“Po, moj poo, do e gdhi këtu, nuk iki këtu do rri! Nuk e kam personale fare, nuk e konsideroj fare Edi Ramën. Ishte shansi i fundit që ju dhamë ndërkombëtarëve, na thanë që bëtë gabim që dogjët mandatet e nuk hytë në zgjedhje, tani të bëjmë këtë reformën zgjedhore, këta pranojnë falsifikimin e firmës së Presidentit nga një ministër…ne ua dhamë një gliko, ua dhamë edhe reformën le të vazhdojnë”,- shtoi ajo.
