Gjimnazet u rihapën sot në Shqipëri për herë të parë që prej mbylljes nga pandemia 2 muaj më parë. Ata do të zhvillojnë 3 javë konsultime për lëndët e matematikës, letërsisë, anglishtes dhe lëndët me zgjedhje pasi në qershor kanë provimet.
Në foto shihet qartë se nuk ka asnjë maturant që lejohet në Tiranë pa mjetet mbrojtëse në gjimnaz.
Ndërkohë që rregullat që do të ndjekin janë të thjeshta dhe që në rreshtim do ruajnë distancimin social. Ndërsa në banka do kenë dezifektantë dhe në asnjë moment nuk do të heqin maskat.
