Skip to content

Artistët shkodranë në protestë, solidaritet me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

Trupa e teatrit “Migjeni” në shkodër u solidarizua me aleancën për mbrojtjen e teatrit kombëtar.

Me pankarta në duar, artistët zhvilluan një protestë të heshtur ku përcollën mesazhin se ndonëse godina u shemb teatri do të jetë i pavdekshëm.

Aktorët përshrkuan në heshtje rrugët e qytetit ndërsa u ndalën pranë monumentit të “Luigj Gurakuqit” ku shprehën indinjatët e tyre mbi mënyrën sesi u prish teatri. 

Në pamundësi për t’iu bashkuar protestës së aleancës, artistët shkodranë akuzuan qeverinë se e ka lënë qëllimisht shkodrën zonë të kuqe.