Skip to content

Pamje të rënda/ Makina bie në Liqen, gjendet trupi i pajetë mbi ujë

Një aksident dramatik ka ndodhur në aksin Gramsh- Cërrik, pasi një automjet ka përfunduar në liqenin e Banjës. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një burrë i moshës 50- vjeçare, ndërsa ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur ura e Shushices.

Deri tani nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet por zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit.

Ndërkohë vendi ka ndodhur në një shesh pushim dhe nuk dihen shkaqet se pse automjet ka përfunduar në liqen.

Më poshtë mund të shihni fotot e sjella nga SHQIP