Protestuesit vazhdojnë që të jenë të acaruar për dhunën policore të ushtruar ditën e djeshme. Gjatë protestës së sotme ata kanë bërtitur në kor “Hiqni kapelet”, duke treguar kundërshtinë për sjelljen e uniformave blu.
Sipas protestuesve, forcat e rendit se kanë shkelur ligjin pas dhunës së ushtruar një ditë më parë kundër aktorëve dhe shoqërisë civile.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas dhunës së denoncuar nga protestuesit.
