Skip to content

Vlora hap udhëtimet me traget por jo për pasagjerët…

Në portin e Vlorës prej ditës së hënë ka filluar lundrimi i trageteve në drejtim të Brindisit.

Por pezullimi i linjave prej afro dy muajsh për shkak të pandemisë i ka shkaktuar transportit detar dëme të konsiderueshme financiare.

Lundrimi drejt shtetit fqinj të Italisë do të jetë i hapur vetëm për transportin e mallrave, ndërsa procedurat e kontrolleve shëndetësore që do të ndiqen për shoferët e kamionëve do të jenë shumë strikte.

Ditën e hënë nga porti i Vlorës në drejtim të Brindisit u nisën me dy tragetet e linjës rreth 40 kamionë.