Një 17 vjeçar i ka dhënë një ndihmë të madhe botës duke shpikur një aplikacion për gjurmimin e COVID-19. Shpikja e tij po përdoret nga miliona njerëz anembanë botës, ndërkohë që kompani të ndryshme kërkojnë që ta blejnë atë. Por Avi Schiffmann, student në Shtetin e Uashngtonit, ka refuzuar 8 milionë dollar që i janë ofruar në këmbim të shpikjes së tij (ncov2019.live), që sot ka 30 milionë përdorues në ditë. ’Nuk dua të përfitoj’, citon standard të ketë deklaruar djali, pasi gjithashtu i ka thënë Jo një vendi në Microsoft dhe një lumë investimesh publicitare.
“Jam 17 vjeç, nuk më duhen 8 milionë dollarë, nuk dua të bëhem një spekulator’, ka thënë Avi për shtypin. ‘Shumë më thonë që do të bëhem pishman për këtë vendim, por unë kam plane të tjera për të ardhmen’, tha ai.
Që kur uebi i tij është online, më shumë se 700 milionë përdorues unikë e kanë vizituar atë. Dhe në vend që të mbështetej tek të ardhurat nga reklamat e shumta që i janë ofruar, Schiffman ka preferuar të hapë një abonim vullnetar, për të ruajtur pavarësinë e tij.
