Skip to content

16 pacientë të tjerë i shtohen listës së të shëruarve

Paralelisht me rritjen e numrit të të infektuarve, është rritur edhe numri i personave të shëruar.

Sipas Flutura Beqos, që përditësoi këtë të mërkurë shifrat, 15 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me koronavirusin, duke e çuar totalin në 758.

Situata në spitale vijon të jetë e njëjtë, 15 pacientë të shtruar dhe tre në terapi intensive.