Skip to content

Kritike situata në Indi, vendi regjistron 5,600 raste të reja brenda ditës

0a196ebc 496e 43f8 b0ea 0ca5d403f1ee

India ka raportuar edhe 5,611 raste të reja me koronavirus ditën e sotme.

Situata e epidemisë në vend si duket po përshkallëzohet pasi ky është bilanci më i lartë brenda një ditë që është regjistruar në vend qëkur nisi pandemia.

Sipas të dhënave të publikuar nga ministria e Shëndetit në vend, rezulton se që nga fundjava e kaluar, numri i të infektuarve në vend po rritet ndjeshëm. Numri total i të infektuarve në vend u rrit në 10,000 në vetëm dy ditë.

Me të konfirmuarit e ditës së sotme, bilanci total i vendit rritet në 106,886 ndërsa vendi është tashmë i 11 në botë si më i prekuri nga Covid-19 në botë.

Numri më i lartë i rasteve të konfirmuara është përqendruar në shtetin perëndimor të Maharashtra-s, ku numërohen 37.136 raste me Covid-19 dhe 1.325 viktima deri më tani.

India ka kryer më shumë se 2.5 milion teste në shkallë vendi deri më tani, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore. Ndërsa bilanci total i viktimave është 3,303. /