Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj akuzoi bashkëpronarin e “Air Albania-s”, Sinan Idrizin, se është një mashtrues ndërkombëtar, dhe përdoret si fasadë nga kryeministri Edi Rama.
“Sinan Idrizi, një person që Edi Rama e vendosi si ortak me 41 % të aksioneve të kompanisë shtetërore Air Albania, akuzohet për mashtrim prej miliona euro.
Kete te akuzar për mashtrim, pa asnje aktivitet biznesi, pa asnje burim te deklaruar parash, Edi Rama e beri ortak me shtetin vetem sepse ai ishte njeriu i duhur per te mbuluar edi ramen.
Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë per vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës.
Eshte koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit.”, tha Shehaj.
Biznesmeni turk, Adnan Polat ka kallëzuar në Prokurorinë e Stambollit, Idrizin, sepse mori 3.5 milionë euro të parti, në mënyrë që ta ndihmonte për blerjen e një kompanie nafte në Shqipëri.
