Bashkëpronari i “Air Albania”, Sinan Idrizi, deklaroi se gjykata do të vendosë se cili mes tij dhe biznesmenti turk Adnan Polat ka të drejtë, pasi u akuzua nga ky i fundit për mashtrim në Stamboll.

“Është një lajm i sponsorizuar në mediat turke. Jemi në gjyq për blerjen e një kompanie. Ne jemi dy palë, thjesht kemi një marrëdhënie dhe do ta shikojmë. Ai që na ka paditur ka bërë detyrën e tij, tashmë do ta shikojmë në gjyq të vërtetën. Secila palë ka marrë avokatin e saj, të shohim çfarë do të vendoset”, tha Idrizi.

Sipas mediave turke, administratori i Flamurtarit, i ka kërkuar 3.5 milionë euro Adnan Polat, në mënyrë që ta ndihmonte për blerjen e një kompanie nafte në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re