Që trupat RENEA të zbresin në terren duhet vërtetë të ketë ndodhur një ngjarje e rëndë, ose pritet të ndodhë, ose ndonjë mision policor bazuar në të dhëna që janë siguruar përmes rrugëve operative. Këtë të mërkurë ishte e çuditshme që në sheshin e Ministrisë së Brendshme organizohej protesta e dytë e Alencës për Teatrin, pas shembjes që iu bë këtij të fundit mëngjesin e së dielës.
Por përveç Policisë, e cila ndodhet aty edhe pse nuk është dhënë leje për protestë, për shkak të Gjendjes së Jashtëzakonshme masave të sigurisë u ishin shtuyar edhe sy skuadra të RENEA me nga 5 efektivë secila.
Zyrtarisht Policia thotë se kjo ndodh në rastet e organizimeve masive, por burime të tjera e zbehi këtë variant. Atëherë çfarë po ndodh. A ka pasur Policia ndonjë informacion në rrugë operative, apo ata kanë qenë aty thjesht e në zbatim të procedurës, në raste të grumbullimeve masive.
Në fakt, trupat RENEA kanë qenë më në distancë se forcat e tjera policore, por nga ana tjetër bëhet e ditur, se nëse do të kishte ndonjë incident të papërballueshëm nga policia e rendit, atëherë do të ndërhyhej nga RENEA.
