Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Euronews” është pyetur lidhur me praninë e forcave RENEA tek Teatri mbrëmjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. I pyetur për RENEA-t, Rama është përplasur me gazetaren Bruna Çifligu, duke u shprehur me ironi se efektivët duhet të konsultoheshin me mediat për aksionet e tyre.
Pjesë nga biseda:
Pse kanë qënë trupat RENEA në zonën e Teatrit dhe të armatosur?
Edi Rama: Është fatkeqësi e madhe që merreni me këtë çështje. Ishin tek ministrja e Brendshme, hipin në automjetet e tyre dhe ikin. Se pse iu shqetëson juve që RENEAT ishin brenda Ministrisë të armatosur për punën e tyre, unë këtë nuk e di.
Përse duhet të ishin aty?
Edi Rama: Sepse harruan t’ju pyesnin ju dhe kolegët ju. Harruan t’ju marrin mendimin tuaj për punën e tyre. Me Policinë jini mirënjohës se ka bërë sakrifica dhe mos e përbaltni me dyshime dhe fatazi
Ishte e ligjshme prania e atyre aty?
Edi Rama: Aty ku?
Në zonën e Teatrit!
Edi Rama: Ata ishin në godinën e Ministrisë së Brendshme, dolën dhe ikën. Nuk do konsultohen me mediat për punën e tyre. Gjithçka mund të ndodhë, dhe mund të futen në Ministri, dhe të hedhë një bombë. Është turp që i xhironi këto pamje. S’kishte lidhje me Teatrin fare, nuk panë as majtas dhe as djathtas. Ku hyn Policia aty? Bën punën e vetë, dhe duhet të jeni të gjithë të kënaqur që bën punën e vetë…Mendoj unë!
