Protesta e Aleancës për Teatrin që u mbështet edhe nga opozita është vëzhguar me imtësi edhe nga tarracat e Ministrisë së Brendshme.
Aktori Mehdi Malkaj tha me ironi se dronët që fluturonin në protestuesit e Aleancës për Teatrin, ishin shtuar më shumë se dallëndyshet.
Por krahas dronëve, kishte edhe dylbi, kamera, dhe telefona që skanonin gjithçka.
Të paktën katër persona me uniformë ose, por me kapele dhe me maska në fytyrë, kanë vëzhguar nga sipër protestuesit.
