Skip to content

Nuk ka mbrëmje, shkak pandemia/ Maturantët të zhgënjyer, rrobaqepësit të falimentuar!

Maturantët nuk do të mund të festojnë bashkë kalimin nga një cikël i jetës në tjetrin. “Për fat të keq jo, nuk do të lejohen mbrëmjet e maturës”, u shpreh ministrja Besa Shahini.

Për mbrëmjen e maturës pergatitjet gjithmonë kanë filluar herët , por këtë vit veshjet e të rinjve kanë mbetur vetëm në foto. “Kam disa vite gjimnazi që e mendoj çfarë do vesh, ngjyrën e fustanit, ndoshta i zi, ose një fustan në ngjyrë të ndezur që të biesh pak në sy sepse ajo është ideja që në ditën e maturës të jemi “ndoshta qendra e vëmendjes.

Por që fustanin tim e kisha ëndërruar një fustan i fryrë. Duke qenë se fustani do ishte në ngjyrë të theksuar për modelin e flokëve do doja dicka të thjeshtë”. Këto janë disa nga mesazhet e vajzave, apo prononcimet e tyre për mediat.

Në këtë periudhë, nëse mbrëmjet e maturës nuk do të ishin anuluar, sallonet do të ishin të mbushura plot. Vajzat të shoqëruar me njerezit më te besuar duke shikuar e provuar fustanet që do të ishin më të bukura për to për të përmbyllur kështu jetën shkollore me eventin më të rëndësishëm.

“Maturat janë shuar, si për fustanet e mbrëmjeve dhe për kostume. Mjafton të bëjmë një krahasim, një vit më parë kishte fluks me kliente ndërsa këtë vit është bosh. Ndikimi i këtij vendimi është shumë i madh sepse rezervimet janë stopuar. Ne jemi një sektor që punojmë tre muaj vere për të përballuar një vit të tërë”