Mjeku Dhimitër Kraja tregon pse iu bashkua kolegëve të tij në këtë betejë të veshtirë me koornavirusin, duke lënë rehatinë e pensionit.
Gjithashtu ai ka nje apel të fortë për të gjithë shqiptarët, në këtë kohë të hapjes dhe lirimit të kufizimeve.
Mesazhi i mjekut Dhimiter Kraja
“Kur pashe qe erdhi vala e pandemise tek ne e ndjeva qe e kisha per detyre te bashkohesha me stafin, qe po benin pune te veshtire, te papare, e kan nderin qe jam i atashuar per kete problem kolegeve te mi qe ne cdo njesi te Infektivit, nga Urgjenca tek Reanimacionit, apo Reanimacionit shtese qe u be, qe sherbimi te ishte perfekt dhe ne fakt asnje person nuk mbeti pa marre ndihmen e duhur sic i takonte.
Eshte arritje e popullit qe nuk pati deri tani ngjarje te renda, shifra te medha, komplikacione te jashtezakonte, raste qe u abandonuan, apo qe nuk iu dha ndihma, kjo eshte nje arritje dinjitoze e Shqiperise, mjekesise shqiptare.
Keto arritje te nivelit me cdo shtet tjeter ne bote nuk duhet te prishen, se filloi te cliroheshim nga rregullat racionale e te llogjikshme, te dalin sic po shikojme qe turma njerezisht dalin pa maska, nuk respekrohet distancimi social, kujdesi duhet te jete i vazhueshem, deri ne shuarjen e epidemise, qe do te percaktohet pastaj ne rruge shkencore dhe shteterore”.
Mesazh i Ramës
MIRËMËNGJES
dhe me këtë dëshmi frymëzuese të profesorit të nderuar Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar, u infektua dhe pasi e mundi armikun, u rikthye sërish krah kolegëve në frontin e luftës përballë Armikut të Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë
MIRËMËNGJESdhe me këtë dëshmi frymëzuese të profesorit të nderuar Dhimitër Kraja, i cili u rikthye nga pensioni si vullnetar, u infektua dhe pasi e mundi armikun, u rikthye sërish krah kolegëve në frontin e luftës përballë Armikut të Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë#RESPEKT
Publiée par Edi Rama sur Mercredi 20 mai 2020
