Skip to content

Fëmija i del para makinës në mes të rrugës, veprimi “heroik” që bëri shoferi

 

Një aksident ndodhi mesditën e sotme në segmentin e rrugës Kashar-Rinas. Për pasojë, drejtuesi i automjetit është në gjendje kritike për jetën.

Një fëmijë i preu rrugën dhe drejtuesi tentoi që të shmangte goditjen e tij, prandaj fuoristrada doli nga rruga dhe përfundoi në një tokë rreth 30 metra më larg.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.