Nga Miranda HAXHIA –
Qytetare Nderi
Ajo ishte edhe mesuesja ime.
Zj. Milika Jaho eshte tashme jo nje qytetare e thjeshte e Beratit, por Qytetare Nderi.
Ajo gjithmone nuk ka qene e zakonshme; gjithe jeta e saj eshte e jashtezakonshme.
Fati i jetes e vertiti ne skajet e paragjykimit per shkak biografie; e degdisen mesuese te thjeshte ne shkollen time te fshatit folesen e shkelqyer te gjuhes se Gëtes; apo rrefyesen e rralle te shpirtit tolstojan.
Letersia e Gëtes dhe Tolstojit jane asgje para historise se dashurise se saj. Aq sa zgjati diktatura, zgjati lincimi per zemren e saj. E megjithate, ajo nuk e shkaterroi dashurine per te jetuar, por duroi kur i shkaterruan cdo te drejte, i mohuan cdo merite per familjen e saj, tashme me njolle ne biografi.
Drejtoi nje bashki ne vitet me te veshtira; rriti dhe edukoi dy djem te mrekullueshem;
Jam pothuajse e bindur se hapat e saj kalldremeve te Beratit, jane me pak nga lotet dhe heshtja- dy gjallesa abstrakte- qe zonja Milika Jaho ka fshehur.
Sepse ajo nuk ka jetuar asnjehere te zakonten.
Nje mirenjohje e te falenderoj Namir Lapardhaja, qe ke ideuar kete titull per zysh Miliken.
E megjithate, ngaqe e njoh, sa pak me duket per nje grua si ajo.



