Opozita ka premtuar se do ta ndërtojë teatrin kombëtar njësoj siç ka qenë, duke u zotuar kështu dhe për prishjen e godinës që pritet ta ndërtojë qeveria aktuale socialiste. Kjo premtim i marrë për t’u zbatuar se do ta ndërmarra menjëherë pasi të vijë në pushtet, ka ‘shqetësuar’ mazhorancën, ku kryeministri Edi Rama ka deklaruar se teatri i vjetër do të ndërtohet diku tjetër, me të njëjtin projekt.
Rindërtimi i Teatrit të ri ku ka qenë dhe sikur ka qenë është kërkesë e peticionit të grupit të artistëve që firmosi edhe opozita, por kreu i qeverisë nga foltorja e Parlamentit tha se nuk po mori vendimin, për ta ndërtuar diku tjetër dhe jo aty, nisur nga ajo që ka parë ditët e fundit në shesh dhe kërcënimet, por ka reflektuar për nostalgjikët.
Rama u shpreh se do ta merret projekti origjinal si ishte parashikuar që të bëhej godina nga italianët, pasi u la në gjysmë për shkak të luftës dhe godina që u shemb nuk ishte sipas projektit final që ishte parashikuar asokohe. Kryeministri nuk zbuloi shumë detaje, por tha të kuptohet se godina do të ketë funksionin e një shkolle artistike, ndërsa vendi mbetet për t’u vendosur se ku do të ndërtohet.
“Gjysma e lajmit është që meqë godina e arkitektit italian nuk u ndërtua kurrë, dhe meqë këta as duan t’ia dinë për godinën. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj. Për një boshllëk apo lëndim. Dhe mbase i ka ardhur nga ajo që… Ne do e marrim projektin origjinal dhe do ua rikthejmë, jo Aleancës, jo artistëve politikanë dhe politikanëve artistë por do ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do e kemi mes nesh. Jo aty. Për më shumë do e shikoni pelegrinazhin. Do shkojnë vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar konkurset, muzikën, artin. Për të mësuar çfarë ka qenë Tirana. Madje këta kur të marrin vesh se ka qenë në vend tjetër nuk kanë për të shkuar”– tha Rama.
Ndërsa kjo deklaratë e kryeministrit e lëshuar sot nga Parlamenti lidhet dhe me faktin se Aleanca ka nisur firmosjen e peticionit për rindërtuar teatrin kombëtar siç ishte dhe po në të njëjtin truall.
