Skip to content

Fotot/ Çfarë po ndodh? Për herë të parë trupa komando në Kosovë

Pas një “pezullimi” për shkak të pandemisë së koronavirusit, trupat ushtarake shqiptare kanë do t’i rikthehen misioneve nëpër botë, si pjesë e trupave të NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook shkruan se trupat e Forcave të Armatosura pavarësisht situatës nuk e kanë ndërprerë stërvitjen e tyre.

Ndërsa ka paralajmëruar se për herë të parë trupat e FA-së do të shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Shqipëria ka pasur misione ushtarake më parë në ombrellën e KFOR-it, por jo në të tilla nivele. Ndërsa pritet që të dërgohen trupa ushtarake në Afganistan.

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë. Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19. Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, shkruan Xhaçka.