Skip to content

Sinjale bashkëpunimi? Rama: Inshallah Basha, më mirë vonë se sa kurrë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së lëshuar nga kryedemokrati Lulzim Basha se Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga reforma zgjedhore dhe se është gatshme për ta përfunduar atë.

” Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, reagon Rama në twitter.

Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t'u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus

— Edi Rama (@ediramaal) May 22, 2020