Procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit regjisori Robert Budina dhe kreu lokal i PD-së Ferdinand Xhaferraj. Pasditen e së premtes Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkoi nga durrsakët mbështetje përmes firmosjes së peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ku ishte, në qendrën historike të kryeqytetit.

Tubimi u organizua në sheshin para teatrit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Policia e ka vlerësuar të paligjshmëm grumbullimin dhe ka akuzuar në cilësinë e organizatorëve Budinën dhe Xhaferrajn. Ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re