Edhe pse situata ne vendin tone po shkon drejt përmirësimit, raste të reja me koronavirus vijojne te shenohen cdo dite.

Lidhur me situatën në Shqiperi ka folur mjeku Pëllumb Pipero, i cili tha se në fund të këtij muaji Shqipëria nuk do të ketë më kufizime në lëvizje.

Mjeku theksoi se intensiteti i virusit ka rënë dhe se numrat janë në ulje të qëndrueshme, po ashtu ai shtoi se rastet në vendin tonë përgjithësisht janë asimptomatikë

Në lidhje me grumbullimin e njerëzve në protesta, Pipero tha se nëse do ketë shtim rastesh pas 10 apo 14 ditësh, tregon se pikërisht këto grumbullime janë bërë shkaktaret.

“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes.

Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë.

Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re