Skip to content

Basha uron Fiter Bajramin nga Shkodra, mesazhi krah kryebashkiakes Voltana Ademi

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur Shkodrën për të uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Basha ka përcjellë urimin nga xhamia e Parrucës pranë Myftinisë së Shkodrës.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, gjithë vëllezërve dhe motrave, gëzuar festën e Fiter Bajramit, festën e madhe të shpresës dhe besimit. Në veçanti uroj agjëruesit që kanë mbyllur një muaj sakrificash dhe sprovash. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet, i begatoftë ata dhe familjet e tyre, e të gjithë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha kryedemokrati krah kryebashkiakes, Voltana Ademi.

Përpara se të hynte në mjediset e Xhamisë së Parrucës, ku ndodhej myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, kreu i opozitës ka takuar disa qytetarë shkodranë, të cilëve iu ka uruar Fiter Bajramin.