Skip to content

Politika uron Fitër Bajramin/ Mesazhe edhe nga ambasada amerikane dhe ajo e BE

Permes rrjeteve sociale, drejtuesit e vendit kane uruar besimtaret myslimane per festen e Fitër Bajramit.

Kryeministri Edi Rama permes nje videoje ku shfaqen xhamite kryesore ne vend ka uruar kete feste.

Lulzim Basha ishte xhamine e Parruces, ne Myftinine e Shkodres.  Kreu i demokrateve uroi besimtaret per pranim te lutjeve dhe begatim te familjeve te tyre.

Ne mesazhin e saj ambasada amerikane shkruan se me shume se kurre, festa e Fitër Bajramit duhet te sherbeje si nje dite reflektimi per ndertimin e komuniteteve paqasore dhe te begata.