Tre raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë në Durrës duke e çuar në 53 numrin e personave aktivë me koronavirus në këtë qytet.

Abc News zbulon se rastet e reja të konfirmuar në 24 orët e fundit në qytetin bregdetar janë raste kontakti, dy janë punonjës fasonerie dhe një rast tjetër është familjare e një punonjëse të infektuar.

Në Durrës deri më tani kanë humbur jetën 6 persona nga Covid 19, ndërsa në total në vendin tonë numri i viktimave është 32.

Ndërkohë numri i të prekurve në vendin tonë është 998 mes të cilëve 789 janë shëruar.

9 raste të reja 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Teksa mbrëmë ndërroi jetë një paciente me COVID-19, në total numri i personave të prekur ka shkuar në 989.

Mësohet se rastet e reja janë zbuluar në: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko