Skip to content

Mali i Zi asnjë rast me koronavirus në 24 orët e fundit

C98239B1 CB0E 417B 8807 68C1C092781A w1023 r1 s

Mali i Zi nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus në 24 orët e fundit.

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi numëron 324 persona të infektuar që nga fillimi i pandemisë.