Skip to content

Reagimi i Metës pas letrës së “Europa Nostra-s” për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e federatës pan-evropiane për trashëgimin kulturore “Europa Nostra” në letrën drejtuar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”.

“Përshëndes qëndrimin e “Europa Nostra” në letrën drejtuar sot “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit.

Ndaj të njëjtin qëndrim, që siç me të drejtë thekson “Europa Nostra”: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”. ”, ishte reagimi i kreut të shtetit.