Skip to content

‘Më mori rolin paturpësisht’ Marjana Kondi rrëfen përballjen me kolegen para shumë vitesh

marjana

‘Me mori rolin paturpesisht’ Marjana Kondi rrefen perballjen me kolegen

Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun, e njohur gjerësisht për rolet e saj komike, ku pa dyshim Esmeralda me të madhin e të ndjerin Met Bega është një nga më të arrirët e saj.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në “Glamour zone”, ku foli për karrierën dhe për ngjarjet e rëndësishme dhe të çuditshme që kanë shënjuar jetën e saj. Madje ajo rrëfeu një histori të panjohur për publikun kur një kolege, shumë më e re se ajo i kishte marrë një rol. Marjana, u bëri thirrje të gjitha vajzave që të kishin 100 palë mendje, sepse në ditët e sotme çfarë nuk ndodh.

Ester Bylyku: A të ka ndihmuar ndonjëherë instikti i femrës të zbulosh diçka, se në femrat kemi atë quhet shqisa e gjashtë

Marjana Kondi u shpreh “Më ka ndihmuar në disa role, që nuk arrita t’i merrja dot. Dhe shkova në shtëpi, kur isha në Teatër dhe i thashë tim shoqi që ‘ua po këtë rol ma thanë që do ta marrësh ti’ dhe më tha ‘ç’të bëri ajo’, ‘me mori rolin i thashë’, ‘ua më tha sa budallaqe je, ti je për bukuri, ç’rol të mori’. Dhe me thënë të drejtën më ndihmoi kjo gjë. Më erdhi keq sepse ishte një femër që e doja dhe e ndihmoja, jo njëra që s’e njihja fare.

Ishte dhe shumë më e vogël se unë dhe kjo është pak si siklet, shkoi e mori direct. Edhe në kohën tonë kishte kështu gjërash, ta merrte direkt. Por atë herë t’I zgjidhte pak sekretari i Partisë ndërsa sot thua ‘obobo, si ma mori kjo’ dhe duhet të zgjidhësh çdo gjë vetë. Duhet të keni 100 palë mend dhe të shikoni çdo gjë.”

/aktoretshqiptare.info