Vazhdon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja, katër në Tiranë dhe dy në Shkodër.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Kurba epidemike ka qenë e butë dhe e qëndrueshme, hetimi ka treguar luhatje ditore.

Në infektiv ka 16 raste të shtruar, katër në terapi intensive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko