Shumë të infektuar me koronavirus ka të ngjarë që për shumë muaj mund të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik.

Sipas ekspertëve, një efekt negativ mund të ketë gjithashtu edhe në publikun e gjerë, si rezultat i humbjes së vendeve të punës, apo efekteve izoluese të cilat mund të çojnë në rritje të problemeve të shëndetit mendor.

Në një studim të botuar në Revistën “The Lancet Psychiatry” theksohet se rreth 15 përqind e pacientëve të infektuar me virusin SARS apo MERS, të shtruar në spital, vuanin nga depresioni ose ankthi deri në tre vjet pasi kishin dalë nga spitali.

Sipas ekspertëve, ndonëse vendet kanë lehtësuar masat izoluese, situata nuk do të kthehet shpejt në normalitet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko