Skip to content

Tirana zonë e nxehtë, ja vatra e re e infeksionit në kryeqytet

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total, 1029 numrin e të infektuarve në vend.

24 prej të infektuarve janë vetëm në Tiranë, duke e kthyer sërish kryeqytetin në një zonë të nxehtë. Nga këta 15 janë në një call center në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se rastet e reja në call-center janë kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Ndërkohë po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit një 69 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në spitalin Infektiv për shkak të koronavirusit. Deri më tani, numri i të vdekurve ka shkuar në 33 që prej fillimit të pandemisë.