Skip to content

Ministri italian për Çështjet Evropiane: BE-ja vendos për hapjen e kufijve me vendet jashtë unionit deri në 15 qershor

Ministri italian për Çështjet Evropiane Vincenzo Amendola deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbajë të mbyllur kufijtë me vendet që nuk janë pjesë e Unionit të paktën deri në 15 qershor.

Ai tha se ende nuk është vendosur nëse në këtë datë do të hapen kufijtë apo do të shtyhen në një moment të dytë.

“Komisioni Evropian në udhëzuesit e tyre ka informuar se të paktën deri më 15 qershor kufijtë ekstra Schengen do të qëndrojnë të mbyllura. E po presim të koordinohemi në këtë drejtim me vendet e tjera anëtarë të BE. Do të verifikojmë së bashku nëse në datë 15 qershor do të jetë e mundur hapje e kufijve ekstra Schengen ose do të shtyhet përsëri. Vendimi për hapjen e kufijve të Italisë më datë 3 qershor për vendet anëtare të BE e për vendet e zonës Schengen erdhi pas një mbledhje të zhvilluar mes ministrave homologë të këtyre vendeve e me ministrat e turizmit. Informoj Komisioni Europian ka udhëzuar 5 dokumentacione për hapjen e kufijve në 3 faza të ndryshme; në fazën 0, fazën 1 e fazën 2.”, tha ministri për Ora neës duke shtuar “Italia ka vendosur që në fazën 1 që nis më 3 qershor të eleminojë kushtet për udhëtimin mes vendeve anëtare të BE e ekstra Schengen si heqja e regjimit të karantinës dhe të vetëdklarimit për motivin e udhëtimit. Italia ndjek udhëzimin e Komisioni Europian që ndalon lëvizjen me vendet ekstra Schengen. Italia respekton zgjedhjet e bëra nga vendet e tjera, por Italia në këtë drejtim lëviz nën kordinimin e Bashkimit Evropian.”.