Skip to content

Koronavirusi/ 3 në terapi intensive, ja gjendja shëndetësore e të sëmurëve në spital

Është rritur numri i pacientëve  të sëmurë me koronavirus të shtruar në spitalin Infektiv. Këtë të mërkurë në krahasim me një ditë më parë ku kishim vetëm 17 pacientë të shtruar numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 25, prej të cilëve tre janë në terapi intensive.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë sot janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1050 numrin e të infektuarve