Skip to content

Basha trishtohet nga gjëndja e fermerëve: Rrinë me orë të tëra për 10 mijë lekë xhiro në javë

Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se e ka cuar situatën e fermereve drejt katastrofes. Kreu i PD thotë se ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë në situatën e vështirë të pandemisë.

RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve. Të goditur nga pandemia ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike ndërsa konsumi ka rënë në zero.

Basha tregon impresionet e tij nga takimi që pati këtë të mërkurë me fermerët në Rrogozhinë. Realiti I shumicës së shqiptarëve, shton Basha, është I kundërt me propagandën e Ramës.

Sot bisedova me fermerët në tregun e Rrogozhinës.Ata rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë te vjetra xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore. Propaganda me regji qëndrore tregon një pamje të gënjeshtërt, pa lidhje me realitetin e shumicës së shqiptarëve.Propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij. Milionat e taksave të shqiptarëve, të cilat ua dha 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të kishte mundësi të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij në këto kohë të vështira.