Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë në Elbasan per ish-drejtuesit e autoritetit rrugor. Dashamir Xhika e Andi Toma do te vazhdojnë te qëndrojnë ne qeli deri ne përfundim te hetimeve. Gjykata refuzoi kërkesën për liri te bere nga te akuzuarit ndërsa dha masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Tarben, mbikëqyrësin e punimeve në rrugën e Gjinarit. Për biznesmenët Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe  Rrezarta Boçikun gjykata vendosi “detyrim paraqitje”. Dashamir Xhika e Andi Toma, dy ish-drejtorët e përgjithshëm të rrugëve u arrestuan me urdhër të prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës së Gjinarit dhe atë Tiranë-Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re