Skip to content

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali, 584 raste të reja konfirmohen brenda ditës

Në Itali janë konfirmuar edhe 584 raste të tjera me koronavirus. Kështu totali i të infektuarve në vend rritet në 231,139. Ndërsa, sipas asaj që njoftuan autoritet e Shëndetit në vend, brenda 24 orëve, nga koronavirusi humbën jetën edhe 117 persona të tjerë.

Bilanci total i viktimave në vend rritet në 33,072. Kujtojmë këtu se vendi fqinj radhitet i treti në botë sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga koronavirusi.

Në vendin e parë ndodhet SHBA me 101,106 të vdekur dhe në vendin e dytë Britania e Madhe me 37,460 viktima.

Gjatë ditës së sotme u konfirmuan 39 viktima më shumë krahasuar me një ditë më parë. /