Skip to content

Reforma zgjedhore, Basha tregon bisedën me Komisionerin e Zgjerimit

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha  mesditën e sotme se ka pasur një diskutim me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe se në qendër të diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore, që mbetet një kusht themelor për përparimin e vendit drejt BE, dhe që pritet të përmbyllet brenda 31 Majit.

“Fola me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik”. “Është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me konkluzionet e marsit të Këshillit Europian”, thuhet në mesazhin e diplomatit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili shprehet se e ka falenderuar atë pqër kontribuutin në reformë dhe se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën.

“Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore.

Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”.,. shkruan Basha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)