Skip to content

“Kënaqësi të takoja pasardhësin e heroit”, Meta publikon foton: Gjáku nuk bëhet ujë

Me rastin e 79-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka akorduar dje Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar, e cila iu dorëzua mbesës së tij, Aitanka Bardhi.

Ndërkohë ditën e sotme ai ka publikuar foton me pasardhësin e haroit, i cili mban emrin e tij ndërsa shkruan përkrah fotos se ‘gjáku nuk bëhet ujë’.

“Kënaqësi të takoja dje edhe Vasilin e ri, pasardhësin e Heroit tonë, Vasil Laçi, i cili mban me krenari emrin e Tij. GJAKU NUK BËHET UJË!
Ndaj nderimi për Heronjtë që dhanë jetën për LIRINË mbetet i përjetshëm! 🇦🇱”, shkruan Meta.