Sot do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore që pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Takimet e Këshillit Politik po bëhen më të shpejta me qëllim që të finalizohen draftet deri më datën 31 maj.
Pikat e nxehta janë roli i policisë gjyqësore gjatë zgjedhjeve, kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore që është shprehur shpesh herë si kusht nga ana e opozitës si dhe vettingu për gjyqtarët të kolegjit zgjedhor dhe depolitizimit të administratës.
Sa i përket sistemit zgjedhor, duhet thënë që ka një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës. Ka pasur një angazhim të ambasadores Yuri Kim e cila ka propozuar një ndryshim të sistemit duke bërë një propozim konkret për një sistem danez.
