Skip to content

Panik në Laprakë, makina merr flakë në ecje, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet ka marrë flakë në ecje në kryeqytet, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.